Apple tha se çipi M2 duhej të ishte 18% më i shpejtë sesa M1 dhe testimi i Geekbench 5 konfirmoi pretendimet e kompanisë.
Çipi i ri Apple M2 është deri në 20 përqind më i shpejtë sesa M1 kur bëhet fjalë për performancën me shumë bërthama sipas të dhënave të publikuara në Geekbench ditën e sotme.
Procesori M2 ka frekuencë prej 3.49Ghz krahasuar me 3.2Ghz në M1 dhe shënoi 1919 pikë, ose 12% më shumë se M1 me një rezultat prej 1707 pikësh.
Në testimin me shumë bërthama, M2 arriti një rezultat prej 8928 pikë, ose 20% më shumë sesa modeli M1 prej 7419 pikësh.
Apple tha se çipi M2 duhej të ishte 18% më i shpejtë sesa M1 dhe testimi i Geekbench 5 konfirmoi pretendimet e kompanisë.
Në Metal Benchmark, M2 shënoi 30627 pikë, një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me M1 që pati një rezultat prej vetëm 21001 pikësh. Kujtojmë se M2 ka një kartë grafike me 10 bërthama krahasuar me M1 që ka 8 bërthama.
M2 do të vijë përmes MacBook Air 2022 dhe MacBook Pro 13-inç.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë