Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Apple nxjerr në shitje një iPhone surprizë

Tipari teknologjik më i rëndësishëm në këtë iPhone të ri është sistemi i çipeve. Apple ka vendosur në të njëjtin çip që ka linja iPhone 11 Pro. Është procesori A13 Bionic me tetë bërthama dhe GPU të integruar.

Kur Apple tërhoqi nga shitja iPhone SE në Vjeshtën e 2018-ës i la njerëzit në kërkim të një telefoni më të vogël dhe kompakt. Tashmë iPhone SE është rikthyer.

Apple sapo lançoi gjeneratën e dytë të iPhone SE. I vogël, më pak i kushtueshëm dhe me performancë, iPhone SE përmbush të gjitha kriteret e atyre që nuk janë të kënaqur me linjën aktuale të iPhone.

Kur u lançua gjenerata e parë, ekrani 4-inç ishte standard. Tashmë që njerëzit janë mësuar me ekrane më të mëdha, gjenerata e dytë e iPhone SE ka ekran 4.7-inç dhe duket identik me iPhone 8.

Fillon nga 399 dollarë për variantin 64GB dhe shkon më shtrenjtë për modelet 128GB dhe 256GB. Porositë e para fillojnë nga data 17 Prill dhe dërgesat një javë më pas.

Tipari teknologjik më i rëndësishëm në këtë iPhone të ri është sistemi i çipeve. Apple ka vendosur në të njëjtin çip që ka linja iPhone 11 Pro. Është procesori A13 Bionic me tetë bërthama dhe GPU të integruar.

Apple ka kursyer me ekranin 4.7-inç LCD që e quan Retina por që nuk është aq i mirë sa ekranet OLED të flagshipëve. Ka butonin fizik Home me teknologjinë biometrike Touch ID.

Sistemi i kamerave frontale nuk ka teknologjinë TrueDepth për FaceID. Kamera e pasme ka një sensor të vetëm por që është pajisur me mjetet më të mira softuerike për të rritur cilësinë e tij. Portrait Mode, Smart HDR, balancim automatik të dritës së bardhë janë disa prej tyre.

Në aspektin e konektivitetit ka një konektor Lightning. Karikohet me teknologjinë wireless Qi dhe ka teknologjinë e karikimit të shpejtë. Vjen me Wi-Fi 6, dy karta të pasme, teknologjinë e-SIM dhe LTE të shpejtë. Por nuk është një telefon 5G.

iPhone SE vjen me versionin e fundit të iOS, atë iOS 13.

Gjenerata e parë e iPhone SE debutoi në Pranverën e 2016-ës për shkak të popullaritetit të lartë të iPhone 5S. Shitej për 399 dollarë krahasuar me 800 dollarë që kushtonte iPhone 7.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: