Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Apple planifikon ridizajnimin më të madh të iPad Pro që prej 2018-ës

Çipi i ri është padyshim minimumi i mundshëm që mund të ofrojë një model i ri iPad. Aktualisht iPad Pro ka çipin M2 dhe modeli i ri pritet të vijë me çipin M3 duke sjellë rritje performance.

Apple planifikon ridizajnimin më të madh të iPad Pro që prej 2018-ës

Apple iPad Pro po përgatitet për ridizajnimin e tij më të madh që prej 2018-ës sipas një raporti të fundit. Planifikuar të debutojë vitin e ardhshëm, modeli i ri synon të ringjallë shpresat e kompanisë me këtë pajisje nisur nga shitjet e ngadalta të tabletëve.

Informacioni vjen nga reporteri i Bloomberg, Mark Gurman, i cili thotë se iPad Pro i ri do të ketë një çip të ri, një teknologji të re ekrani, një dizajn ndryshe dhe një tastierën e rimodeluar që vjen në formë aksesori.

Çipi i ri është padyshim minimumi i mundshëm që mund të ofrojë një model i ri iPad. Aktualisht iPad Pro ka çipin M2 dhe modeli i ri pritet të vijë me çipin M3 duke sjellë rritje performance.

Përtej çipit, Gurman pretendon se iPad Pro i ri do të vijë me ekran OLED, të njëjtën teknologji që Apple përdor tek iPhone. Ekranet OLED ofrojnë ngjyrë të zezë më të thellë, kontrast më të mirë dhe ngjyra më të pasura sesa ekranet LCD që aktualisht Apple përdor në linjën iPad dhe MacBook.

Gurman thotë se iPad Pro i ri do të vijë në madhësitë 11-inç dhe 13-inç ndërsa aktualisht ofrohet në 11.2-inç dhe 12.9-inç.

Një ndryshim i fundit i theksuar nga Gurman është dizajni i ri i tastierës Magic Keyboard. Raporti thotë se me aksesorin e ri, iPad do të duket akoma edhe më shumë si një laptop.

Pritet që iPhone Pro ri të vijë në Pranverës ose Vjeshtë të 2024.

Copyright: © PCWorld Albania