Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Apple po konsideron rritjen e çmimeve të iPhone

Apple është një prej emrave të mëdhenj që u gjenden mes një lufte tregtare SHBA-Kinë e cila në muajt e fundit u intensifikua nga presidenti Donald Trump.

Apple po konsideron rritjen e çmimeve të iPhone

Apple është duke konsideruar rritjen e çmimit të iPhone me lançimin e modeleve të reja në Vjeshtë por duke refuzuar pretendimet se këto rritje mund të vinë nga tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi importet Kineze raportoi The Wall Street Journal ditën e Hënë.

Aksionet e gjigantit të teknologjisë u rritën ditën e sotme me 7 përqind pas lajmeve se Uashingtoni dhe Pekini kanë arritur një akord për uljen e tarifave.

Apple është një prej emrave të mëdhenj që u gjenden mes një lufte tregtare SHBA-Kinë e cila në muajt e fundit u intensifikua nga presidenti Donald Trump.

Rritja e çmimeve mund të ndihmojë Apple të mbulojë kostot të cilat do të rriten nga tarifat. Në fillim të muajit Apple u shpreh se tarifat do të shtojnë me 900 milionë dollarë kostot për periudhën Prill-Qershor ndërsa pjesën më të madhe të iPhone-ve shitur në SHBA do të importohen nga India.

Analistët kanë spekuluar prej muajsh për një rritje çmimi nga Apple, por kanë paralajmëruar se një lëvizje e tillë mund t’i kushtojë asaj pjesë të tregut, sidomos ndërsa rivalë si Samsung përpiqen të tërheqin konsumatorët me veçori të inteligjencës artificiale që Apple ka qenë e ngadaltë në prezantim.

Modeli më i lirë i iPhone 16 u lançua në SHBA me një çmim prej 799 dollarësh, por mund të kushtojë deri në 1,142 dollarë për shkak të tarifave doganore, sipas parashikimeve të muajit të kaluar nga Rosenblatt Securities, të cilët thonë se kostoja mund të rritet me 43%.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Apple iPhone 16 Pro Max

107,490 L149,990 L
 

Laptop më i lirë në treg

SUMMER TIME ONLINE

Lenovo V15 G2 IJL, 15.6", 16GB, 256GB SSD, Celeron®