Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Apple po punon për zhvillimin e çipeve të saj AI

Projekti, i cili së brendshmi ka emrin e koduar Projekti ACDC, synon të përdorë ekspertizën e Apple në dizajnin e çipeve për infrastrukturën e saj të serverëve tha raporti.

Apple po punon për zhvillimin e çipeve të saj AI

Apple është duke zhvilluar çipin e saj për të operuar softuerët e inteligjencës artificiale në qendrat e të dhënave raportoi Wall Street Journal ditën e Hënë.

Kompania e cila ka ngelur pas konkurrentëve në garën AI, është përpjekur të shmangë çdo lloj pyetjeje lidhur me planet e saj për teknologjinë.

“Ne vazhdojmë të jemi pozitiv për mundësinë tonë në inteligjencën artificiale gjeneruese dhe po bëjmë investime të rëndësishme”, tha CEO Tim Cook për Reuters në një intervistë.

Projekti, i cili së brendshmi ka emrin e koduar Projekti ACDC, synon të përdorë ekspertizën e Apple në dizajnin e çipeve për infrastrukturën e saj të serverëve tha raporti.

Ky projekt ka qenë në zhvillim prej vitesh por nuk dihet se kur do të zbulohet. Çipi Apple për serverët me shumë gjasa do të përqendrohet tek operimi i modeleve AI dhe jo trajnimi i tyre.

Kompania ka punuar afër me TSMC për të dizajnuar dhe nisur prodhimin e çipeve të tilla tha WSJ.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15

73,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L
- 13%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 13.6″, 8GB, 256GB SSD, M3 (2024)

129,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 9%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 13.6″, 8GB, 512GB SSD, M3 (2024)

154,990 L
Kurseni: 15,000 L