Kornizat e ekranit janë të holla dhe ai zë 87 përqind të hapësirës së kapakut. Laptopi ka një dizajn stilistik, diçka e pritshme nga brendi Zephyrus. G14 karakterizohet nga një trup prej alumini duke e bërë më të qëndrueshëm.
ASUS prezantoi disa laptopë të rinj në Computex, përfshirë modelin impresionues ROG Zephyrus G14. Kjo kompjuteri me specifika të segmentit të lartë është ideal për gaming në lëvizje përveç rasteve të tjera profesionale të përdorimit.
Së pari është me përmasa shumë të vogla. Ekrani 14-inç të hap mundësi për ta vendosur në çdo çantë. Paneli 16:10 ka ekran 3K, frekuencë rifreskimi prej 120Hz, ndriçim maksimal prej 500 nits dhe integrim Dolby Vision.
Kornizat e ekranit janë të holla dhe ai zë 87 përqind të hapësirës së kapakut. Laptopi ka një dizajn stilistik, diçka e pritshme nga brendi Zephyrus. G14 karakterizohet nga një trup prej alumini duke e bërë më të qëndrueshëm.
Vjen në dy ngjyra: gri dhe bardhë. Sa i përket specifikave mund të pajiset me çipin AMD Ryzen AI 9 HX 370 me 12 bërthama dhe 24 threads si dhe një NPU me 50 TOPS. Karta grafike maksimale që përdoruesit mund të integrojnë është RTX 5080. Ndërkaq kapaciteti i RAM sillet mes 64GB deri në 2TB.
Modeli bazë fillon prej 1,800 dollarësh por nuk do të jetë i disponueshëm deri më 25 Qershor. Variacionet e tjera mund të blihen nga ky moment.
ROG Zephyrus G16
G16 është më i madh ndërksa ekrani ka dyfishin e rifreskimit prej 240Hz. Këto modele fuqizohen nga procesori Core Ultra 9 me kartë grafike RTX 5070. Ka të njëjtën shasi prej alumini të G14 dhe një sistem me gjashtë altoparlantë.
Modeli bazë kushton 2,150 dollarë dhe do të shitet prej 25 Qershorit. Versionet e tjera janë të disponueshëm nga ky moment.
Së fundi kompania prezantoi edhe ROG Strix G16 dhe G18. Këta laptopë gaming mund të pajisjen ose me procesorë AMD ose Intel me mbështetje deri në 32GB RAM. Të dy modelet përmbajnë grafike RTX 5060 dhe deri në 1TB hapësirë. G18 fillon prej 1,700 dollarësh ndërsa G16 prej 1,500 dollarësh.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë
Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE