Problemet për Microsoft filluan të Hënën rreth 23:25 me orën tonë lokale dhe njerëzit e kishin të pamundur të aksesonit shërbimet si Teams, Outlook dhe Office.
Microsoft tha se ka nisur hetimet për një ndërprerje masive e cila nxori jashtë përdorimi shërbimet cloud përfshirë edhe Teams.
Problemet për Microsoft filluan të Hënën rreth 23:25 me orën tonë lokale dhe njerëzit e kishin të pamundur të aksesonit shërbimet si Teams, Outlook dhe Office.
Ndërprerja ka prekur përdoruesit në mbarë botën. Në rrjetin social Twitter Microsoft fajësoi një përditësim të fundit Office 365 që ka shkaktuar problemin dhe se ky përdorim do të anulohej për të rikthyer shërbimet në normalitet.
Vetëm afër mëngjesit, 05:00 me orën tonë lokale shërbimet u rikthyen në pjesën më të madhe të globit. Në një situatë pandemike, shërbime si Teams kanë qenë jetike për njerëzit që po punojnë nga shtëpia.
Në Prill Microsoft raportoi 75 milionë përdorues aktivë në ditë në Teams si rezultat i njerëzve që punojnë nga shtëpia.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë