Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Bill Gates përdor smartfon me ekran me palosje dhe nuk është prodhuar nga Microsoft

Fakti që Gates ka zgjedhur Galaxy Z Fold 3 mbi Surface Duo është eksperienca e softuerit, kamerat cilësore dhe një politikë përditësimesh.

Bill Gates përdor smartfon me ekran me palosje dhe nuk është prodhuar nga Microsoft

Çfarë telefoni mendoni se Bill Gates përdor? Ajo që ju vjen menjëherë në mendje është padyshim smartfoni Microsoft Surface Duo.

Gjatë një Reddit AMA, Gates tha se përdor një Samsung Galax Z Fold 3. Sipas Gates arsyeja e zgjedhjes ishte një smartfon në formën e një minikompjuteri që mund të paloset dhe mbahet në xhep.

Nga ana tjetër fakti që Gates ka zgjedhur Galaxy Z Fold 3 mbi Surface Duo është eksperienca e softuerit, kamerat cilësore dhe një politikë përditësimesh.

Por mund të jetë edhe bashkëpunimi që Microsoft ka me Samsung. Falë partneritetit të tyre, telefonët Galaxy mund të lidhen me kompjuterët Windows dhe të shërbejnë si urë për aplikacionet Android.

Në fund Z Fold 3 mbase është smartfoni me ekran që paloset më i mirë në treg. Vitin e kaluar është shitur me 2.5 milionë njësi. Për shifra vetëm alternativa e Huawei i afrohet por ky i fundit nuk ka aplikacionet dhe shërbimet e Google. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L
 
BEST DEALS

Xiaomi Mi Smart Scale 2

1,990 L
 
24 ORE OFERTA ONLINE

Tv Box H96 Max 4/64GB 6K

4,990 L