Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Chrome do të identifikojë gabimet e shkrimit të URL-ve dhe të sugjerojë korrigjime

Është një funksionalitet i dobishëm për të shkruar emrat e uebsajteve siç duhet në një kohë kur shumë përdorues gabojnë.

Chrome do të identifikojë gabimet e shkrimit të URL-ve dhe të sugjerojë korrigjime

Google Chrome tashmë do të kontrollojë për gabime në URL dhe të sugjerojë uebsajte duke u përpjekur të parashikojë atë çfarë përdoruesi ka në mendje.

Kompania njoftoi se ndryshimi është pjesë e një përditësimi të gjerë aksesibiliteti dhe funksionaliteti do të vijë fillimisht në desktop përpara se të jetë në mobile në muajt në vijim.

Është një funksionalitet i dobishëm për të shkruar emrat e uebsajteve siç duhet në një kohë kur shumë përdorues gabojnë.

Google tha se Chrome do të identifikojë gabimet në shkrim dhe të sugjerojë korrigjime ndërsa kompania pretendon që shton aksesibilitetin për njerëzit me disleksi, ata që po mësojnë një gjuhë apo këdo që bën gabime gjatë shkrimit.

Së fundi Google ta se Live Caption do të jetë i disponueshëm në gjuhën Franceze, Gjermane dhe Italiane.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: