Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Çipet e reja të Intel i japin goditjen përfundimtare teknologjisë “Hyperthreading”

Premtimi i Arrow Lake është: më shumë performancë dhe më pak konsum energjie sesa gjenerata e 14-të e çipeve Core.

Çipet e reja të Intel i japin goditjen përfundimtare teknologjisë “Hyperthreading”

Procesorët e rinj Arrow Lake të Intel për desktopë shkrijnë arkitekturat “Meteor Lake” dhe “Lunar Lake” së bashku duke sjellë NPU-në e të parit me braktisjen e “HyperThreading” të Lunar Lake.

Por HyperThreading nuk do të jetë më në çipet desktop të Intel. Arrow Lake debutoi me emërtimin Core Ultra 200S ditën e Enjte. Është çipi i parë Intel për desktopët që është ndërtuar mbi pllakëzat, që do të thotë secila pjesë e çipit është fabrikuar në mënyrë individuale në procese të ndryshme.

Premtimi i Arrow Lake është: më shumë performancë dhe më pak konsum energjie sesa gjenerata e 14-të e çipeve Core.

Çfarë është hyperthreading?

Është një koncept i thjeshtë. Çdo bërthamë procesori është dizajnuar për të ekzekutuar një proces por hyperthreading krijon një bërthamë të dytë virtuale brenda një bërthame fizike procesori.

Por nga ana tjetër hyperthreading e mban një bërthamë procesori gjithnjë aktive duke qenë se instruksionet e një procesi të caktuar ekzekutoheshin në të paktën një prej bërthamave (fizike ose virtuale.)

E vetmja gjë që një përdorues entuziast i kompjuterit kërkon është të shohë një bërthamë procesorike të qëndrojë pa bërë asgjë ndërsa po punon. Problemi i bërthamës virtuale do të thotë se nuk është një bërthamë e “vërtetë.”

Në të kaluarën Intel herë pas here ka shitur procesorë pa hyperthreading. Përmendim Core i7-9700K ose çipet Intel Atom që nuk e kanë ofruar asnjëherë.

Pyetja ka qenë gjithmonë: A jep hyperthreading një rritje të performancës që tejkalon koston që merr për sa i përket vonesës së sistemit, kostos së pllakës së kontrolluesit dhe energjisë që konsumon hyperthreading?

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: