Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Çmimi i linjës iPhone 14 do të jetë më i lartë sesa mendoni

Për referencë iPhone 13 fillon nga 799 dollarë ndërsa modelet Pro 999 dhe 1,099 dollarë respektivisht.

Çmimi i linjës iPhone 14 do të jetë më i lartë sesa mendoni

Apple mund ta bëjë iPhone 14 më të kushtueshëm sesa iPhone 13 nëse i besojmë një raporti të publikuar nga analisti i afërt me çështjet e kompanisë Ming-Chi Kuo.

Ky i fundit beson se çmimi mesatar i shitjes së iPhone 14 do të jetë më i lartë deri në 15% sesa iPhone 13.

Për referencë iPhone 13 fillon nga 799 dollarë ndërsa modelet Pro 999 dhe 1,099 dollarë respektivisht. Kuo beson se linja iPhone 14 do të kushtojë mesatarisht 1,000 deri në 1,050 dollarë.

Edhe pse modeli bazë iPhone 14 do të ketë një kamër të përmirësuar 48-megapiksel dhe selfie me autofokus, iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max do të kenë përditësime më të mëdha siç heqja e “notch”, çipi A16 dhe ekrani që rri gjithnjë ndezur.

Raportime të tjera flasin për rritje të çmimit vetëm për modelet Pro dhe jo iPhone 14. Arsyeja mendohet të jetë ajo, rritja e çmimeve të komponentëve. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Xiaomi Watch S1 Active

14,990 L