Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Data e prezantimit të iPhone 12 ende një enigmë

Në këtë eveniment Apple pritet të lançojë një orë të re dhe të ofrojë detaje për debutimin e iOS 14 dhe watchOS 7 së bashku me iPhone e ri.

Apple mund të zbulojë datën e debutimit të iPhone 12 që nga kjo javë raportoi gazetari i Bloomberg Mark Gurman.

Në këtë eveniment Apple pritet të lançojë një orë të re dhe të ofrojë detaje për debutimin e iOS 14 dhe watchOS 7 së bashku me iPhone e ri.

Apple ka rezervuar një dalje për shtyp më 8 Shtator ndërsa analistët refuzojnë mundësinë e prezantimit të iPhone 12. Ata thonë se Apple ka rezervuar një datë tjetër të një evenimenti online.

Tradicionalisht Apple dërgon ftesat për evenimentin e debutimit të iPhone dy javë përpara se të mbahet. Nëse Apple tregon datën e debutimit të iPhone 12 më 8 Shtator, atëherë me shumë gjasa ky eveniment do të mbahet më 22 Shtator.

Aktiviteti do të jetë i gjithi virtual, i ngjashëm me konferencën WWDC 2020. Kjo do të thotë se Apple nuk ka përse të presë 2 javë siç ka bërë në të kaluarën duke qenë se reporterët dhe mediat nuk kanë nevojë të shkojnë në Cupertino.

Edhe nëse evenimenti mbahet në Shtator, tashmë e dimë se debutimi në dyqane nuk ka për të ardhur të paktën deri në Tetor.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: