Monedhë

Kategoritë

8 muaj më parë

Del në shitje modeli 16GB i Nvidia RTX 4060 Ti

Nvidia mbështetet në teknologjinë DLSS3 për gjenerim fps dhe është teknologji e cila luan rolin më të madh në rritjen e performancës së kësaj gjenerate.

Del në shitje modeli 16GB i Nvidia RTX 4060 Ti

Pothuajse dy muaj nga debutimi i RTX 4060 Ti 8GB, modeli me 16GB tashmë është në shitje nga partnerët e Nvidia.

Kompania prezantoi RTX 4060 dhe RTX 4060 Ti në muajin Maj dhe ofroi edhe disa testime të brendshme performance për variantin 16GB.

Nvidia postoi vetëm rezultate testimi në 1080p duke qenë se ai është objektivi i kompanisë edhe për modelin 16GB. Normalisht dy karta grafike 399 dollarë dhe 499 dollarë mund të luajnë lojëra 1440p e madje vetë Nvidia e sugjeronte diçka të tillë me RTX 3060 Ti dhe RTX 3070 në 2020-ën.

Por dy vite e gjysmë më pas i njëjti segment çmimi ka ulur pritshmëritë e rezolucionit.

Nvidia mbështetet në teknologjinë DLSS3 për gjenerim fps dhe është teknologji e cila luan rolin më të madh në rritjen e performancës së kësaj gjenerate.

11 prej 18 lojërave të testuara nga Nvidia përdorin DLSS3. Është më tepër një marketing sesa performancë e vërtetë ndërsa DLSS3 është kritikuar vazhdimisht nga komuniteti dhe përdoruesit.

Copyright: © PCWorld Albania