Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Del në shitje smartfoni që e bën Galaxy S20 të duket mikroskopik

Black Shark 3 ka ekran 6.67-inç AMOLED, shumë më të madh sesa Galaxy S20 prej 6.2-inç dhe vjen me procesorin Snapdragon 865 i cili ka frekuencë dhe performancë të lartë.

Nëse jeni tunduar për të blerë një Samsung Galaxy S20 por keni kërkuar një smartfon edhe më të mirë për video lojëra, një alternativë e re ka marrë formë dhe quhet Black Shark 3.

Black Shark 3 ka ekran 6.67-inç AMOLED, shumë më të madh sesa Galaxy S20 prej 6.2-inç dhe vjen me procesorin Snapdragon 865 i cili ka frekuencë dhe performancë të lartë.

Ky i fundit shoqërohet nga 12GB RAM e madje edhe konektivitet 5G. Modelet Black hark prodhohen nga Xiaomi dhe janë dizajnuar për të luajtur dhe kanë tipare që nuk i gjeni tek smartfonët e zakonshëm.

Mund të përmendim sistemin e avancuar të ftohjes dhe një modalitet “Game Space” i cili kufizon resurset për procese të tjera dhe i dedikon për videon lojërat. Madje ekziston edhe një karikues magnetik në anën e telefonit shumë praktik sidomos kur luani.

Black Shark u prezantua në Kinë në fillim të muajit Mars dhe vetëm në Maj mbërriti në mbarë botën. Modeli me 8GB RAM dhe 128GB memorie kushton 660 dollarë. ekziston edhe një variant tjetër 12GB RAM dhe 256GB  memorie për 800 dollarë.

Për ta vënë në kontekst, Galaxy S20 fillon nga 999 dollarë për 12GB RAM dhe 128GB memorie.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L