Monedhë

Kategoritë

4 javë më parë

Elon Musk thotë se XChat do të bëhet i disponueshëm brenda kësaj jave

Përmes një serie postimesh në X, Musk theksoi se versioni i përditësuar i Xchat është ndërtuar mbi gjuhën Rust me enkriptim të stilit të Bitcoin dhe një arkitekturë krejtësisht të re.

Elon Musk thotë se XChat do të bëhet i disponueshëm brenda kësaj jave

Ditën e Dielë Elon Musk tha se versioni i ri i mesazheve direkte në rrjetin social X, quajtur XChat, po lançohet për të gjithë përdoruesit me funksionalitete si mesazhe që vetëfshihen, enkriptim dhe shkëmbim të dhënash krahas mbështetjes për thirrjet audio dhe video.

Funksionalitetet e reja ende nuk janë të disponueshme gjerësisht ndërsa XChat vetëm ka filluar të testohet për një grup përdoruesish. Musk pret që XChat do të mbërrijë tek të gjithë përdoruesit brenda kësaj jave.

Përmes një serie postimesh në X, Musk theksoi se versioni i përditësuar i Xchat është ndërtuar mbi gjuhën Rust me enkriptim të stilit të Bitcoin dhe një arkitekturë krejtësisht të re.

Shumë njerëz ngritën dyshime nëse Musk po përdor këtë terminologji për të reklamuar shërbimin. Pronari i kompanisë është shprehur vazhdimisht se synon ta bëjë aplikacionin një konkurrent të denjë të Signal apo iMessage.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S25 128GB

62,990 L65,990 L
 

Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE

SUMMER TIME ONLINE

Air Conditioner VOX IFX12-SCCT 12000 BTU