Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Facebook blen një startup chatbot

Blerja vjen në kuadër të përpjekjeve të zgjeruara të Facebook në shitblerjen online.

Facebook blen një startup chatbot

Facebook përfundoi blerjen e fundit, një kompani të quajtur Kustomer. Startupi në fjalë krijon një ndërfaqen të vetme për bizneset të cilat mund të menaxhojnë të gjitha bisedat me konsumatorët dhe të automatizojnë ndërveprimet me ndihmën e chatbotëve.

Rrjeti social nuk zbuloi termat e marrëveshjes, por sipas Wall Street Journal ka paguar 1 miliardë dollarë. Blerja vjen në kuadër të përpjekjeve të zgjeruara të Facebook në shitblerjen online.

Gjiganti i medias sociale së fundi lançoi një hapësirë të re quajtur Shops ku bizneset mund të shndërrojnë faqet e tyre të Facebook dhe Instagram në dyqane online. Madje ridizajnoi ndërfaqen kryesore të Instagram duke shtuar një hapësirë të dedikuar blerjeje.

Facebook thotë se ndërhyrja në Kustomer do të jetë e vogël dhe objektivi kryesor është zgjerimi i biznesit dhe inovimi i produktit. Zakonisht rrjeti social ka fituar shumë nga blerje të tilla premtuese. Në 2012-ën Instagram u ble për 1 miliardë dollarë dhe WhatsApp për 19 miliardë dollarë në 2014-ën.

Të dy këto blerje kanë sjellë fitime të mëdha për kompaninë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: