Pronarët e dyqaneve do të mund të komunikojnë me konsumatorë në Messenger, WhatsApp dhe Instagram Direct nga Facebook Shops për produkte specifike.
Facebook dhe Instagram bënë ditën e sotme lëvizjen e tyre më të madhe në blerjet online duke prezantuar Facebook Shops.
Përmes kësaj platforme bizneset mund të shndërrojnë faqet e tyre të Facebook dhe Instagram në dyqane online për ndjekësit dhe fansat e tyre.
Facebook thotë se kjo platformë do të ndihmojë bizneset të përballojnë rënien ekonomike të Covid-19. Lançimi i platformës ka filluar nga dita e sotme dhe është lëvizja më e madhe e kompanisë në e-commerce.
Me Facebook Shops, pronarët e bizneseve mund të krijojnë një seksion të dedikuar ku të shesin produktet e tyre. Listimet e produkteve do të çojnë blerësit tek uebsajti i biznesit.
Pronarët e dyqaneve do të mund të komunikojnë me konsumatorë në Messenger, WhatsApp dhe Instagram Direct nga Facebook Shops për produkte specifike.
Instagram, ku Facebook ka shtyrë në mënyrë agresive planet e-commerce, do të ofrojë një hapësirë të dedikuar për blerjet quajtur Instagram Shop.
Madje synon të integrojë opsionin e blerjes së produkteve direkt në Instagram Live. Së fundit rrjeti social Facebook do të integrojë programe besnikëri në Facebook Shops ku pronarët e dyqaneve mund të gjurmojnë dhe menaxhojnë pikët e fituara dhe shpërblimet nga blerjet e konsumatorëve.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë