Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Facebook kërkon me bllokim të shpërndarjes së lajmeve në platformë

Rrjeti social tha se nëse propozimi miratohet si ligj do të ndalonte që Australianët të publikojnë lajme në Facebook dhe Instagram.

Facebook ka kërcënuar me bllokim të shpërndarjes së lajmeve në Australi ndërsa përgatitet për tu përballur me një ligj të ri i cili detyron rrjetin social të paguajë publikuesit për artikujt e tyre.

Autoritetet vendase duan që gjigantët e teknologjisë si Facebook dhe Google të paguajnë për përmbajtjet e ripostuara nga mediat.

Muajin e kaluar Google paralajmëroi përdoruesit se shërbimet e kërkimit mund të përkeqësohen si rezultat i masave.

Lëvizja e Facebook për të bllokuar shpërndarjen e lajmeve ka përshkallëzuar tensionet mes firmës dhe autoriteteve.

Rrjeti social tha se nëse propozimi miratohet si ligj do të ndalonte që Australianët të publikojnë lajme në Facebook dhe Instagram.

Facebook thotë se ligji i ri nuk e ka të qartë dinamikën e internetit dhe se në fund do të përfundojë duke dëmtuar vetë mediat që pretendon se po mbron.

Sipas rrjetit social mëse 2.3 miliardë klikime nga Facebook në drejtim të mediave kanë gjeneruar 150 milionë dollarë fitim për ta në pesë muajt e parë të 2020.

Megjithatë ekspertët thonë se firmat teknologjike duhet të paguajnë publikuesit për lajmet dhe përmbajtjet e cilësisë së lartë që postojnë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L