Ky ndryshim aplikohet nga ana e Facebook dhe nuk ka nevojë për një version të ri të aplikacionit në Android.
Aplikacioni Android i Facebook ka një panel të ri navigimi i cili përmirëson ndjeshëm përdorimin e telefonit me një dorë.
Përditësimi i fundit i aplikacionit Android, sjell panelin e ri të navigimi që normalisht është në krye të aplikacionit, tashmë gjendet në fund të tij.
Ky ndryshim aplikohet nga ana e Facebook dhe nuk ka nevojë për një version të ri të aplikacionit në Android.
Me panelin e ri, Facebook vendos ikonën e shtëpisë në skajin e majtë, ndjekur nga ikona e miqve, e profilit, e njoftimeve dhe së fundi ikona e menusë hamburger.
Në disa raste shfaqet edhe një ikonën e tregut “Marketplace.” Me pamjen e re të gjitha këto shkurtesa janë vetëm pak milimetra larg gishtit të madh të dorës.
Nuk është një ndryshim madhor por e bën më të lehtë përdorimin e aplikacionit për ata që pëlqejnë të përdorin me një dorë telefonin. Përditësimi po dërgohet gradualisht tek përdoruesit por ende nuk është i disponueshëm për të gjithë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë