Arsyeja pse është vonuar kaq shumë për aplikacionin Facebook mbetet e paqartë sidomos nëse merret parasysh fakti që përdoret nga miliarda njerëz.
Testimet e Dark Mode në aplikacionin mobil të Facebook janë shtrirë tek një numër më i lartë përdoruesish. Rrjeti social në fakt po teston publikisht Dark Mode në Android dhe iOS. Por nuk është e qartë se kujt po i ofrohet ky opsion.
Nëse ka mbërritur tek ju, do të vëreni një buton Dark Mode në seksionin Settings and Privacy nga tabi i menusë. Përdoruesit kanë mundësi ose ta aktivizojnë manualisht ose të ja lënë sistemit në varësi të orëve.
Facebook is publicly testing Dark Mode! 🌙
— Jane Manchun Wong (@wongmjane) October 30, 2020
You asked it, I chatted with Facebook’s @alexvoica about it and here’s a video made in collaboration with Facebook! pic.twitter.com/TGjdTXDxoP
Nëse keni në nivel sistemi Dark Mode të aktivizuar, atëherë Facebook do të bëjë të njëjtën gjë me aplikacionin mobil. Opsioni pritet prej kohësh dhe në desktop është i disponueshëm që prej muajit Mars ndërsa Messenger që prej 2019.
Arsyeja pse është vonuar kaq shumë për aplikacionin Facebook mbetet e paqartë sidomos nëse merret parasysh fakti që përdoret nga miliarda njerëz.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë