Problemi gjithashtu prek shfletuesin që përdorin kodin burimor të Firefox si shfletuesi Tor i cili është përditësuar po ashtu në versionin 14.0.7.
Mozilla ka adresuar një problem sigurie në Firefox për Windows që po shfrytëzohej në disa sulme. Mozilla tha se ka përditësuar Firefox në versionin 136.0.4 pasi identifikoi problemin dhe e zgjidhi atë.
CVE-2025-2857 ka një sjellje të ngjashme me problemin e sigurisë që Google adresoi në shfletuesin Chrome në fillim të javës. Kushdo që e shfrytëzon problemin e sigurisë mund ti “ikë” sandbox-it të Firefox i cili përdoret për të kufizuar aksesin në aplikacione të tjera jashtë shfletuesit në kompjuterin e përdoruesit.
Problemi gjithashtu prek shfletuesin që përdorin kodin burimor të Firefox si shfletuesi Tor i cili është përditësuar po ashtu në versionin 14.0.7.
Hulumtuesi i sigurisë së Kaspersky Boris Larin, i cili zbuloi problemin zero-ditor të Chrome, konfirmoi përmes një postimi se shkaku i problemit të Chrome është i njëjtë edhe për Firefox.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë