Monedhë

Kategoritë

S’ka produkte në shportë.

3 javë më parë

Firmat analitike ulin parashikimet për shitjet e smartfonëve në 2025

Presidenti Amerikan Donald Trump nisi fushatën e tarifave reciproke më 2 Prill duke bërë që kompanitë si Apple të ndryshojnë zinxhirët e furnizimit.

Firmat analitike ulin parashikimet për shitjet e smartfonëve në 2025

Firma kërkimore Counterpoint uli parashikimet e rritjes për shitjet globale të smartfonëve në 2025 në 1.9 përqind ditën e Mërkure nga 4.2 përqind ndërsa tarifat Amerikane kanë krijuar paqartësi në tregje.

Presidenti Amerikan Donald Trump nisi fushatën e tarifave reciproke më 2 Prill duke bërë që kompanitë si Apple të ndryshojnë zinxhirët e furnizimit.

Megjithatë SHBA-ja ndërpreu tarifat mbi smartfonët dhe pajisjet e tjera elektronike si pjesë e një pauze 90 ditore.

Ndryshimi i parashikimeve është një sinjal se prodhuesit kanë filluar të përballen me tkurrje të shitjeve përballë tensioneve gjeopolitike. Firma kërkimore gjithashtu ndryshoi parashikimet për Kinën ndërsa shtijet e Apple dhe Samsung pritet të bien ndërsa kostot e rritjes kalohen tek konsumatorët.

Apple shet më shumë se 220 milionë iPhone çdo vit, ku 1/5 e totalit të iPhone në SHBA vinë nga India ndërsa pjesa tjetër nga Kina. Muajin e kaluar IDC uli parashikimet e rritjes gjithashtu nga 2.3 përqind në 0.6 përqind ndërsa citonte paqartësitë ekonomike dhe tkurrjen e shpenzimeve konsumatore. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Apple iPhone 16 Pro Max

107,490 L149,990 L
 

Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE

SUMMER TIME ONLINE

Air Conditioner VOX IFX12-SCCT 12000 BTU