Fortnite është një prej video lojërave më popullore në botë duke tërhequr miliona lojtarët. Është falas për tu luajtur por lojtarët mund të blejnë rroba dhe të ndryshojnë pamjen e karakterit.
Epic Games vendosi të lançonte Fortnite në Google Play Store pasi pati përplasje të gjatë me gjigantin e teknologjisë.
Titulli ka qenë më përpara i disponueshëm në Android por jo në Play Store sepse refuzonte të ndante një pjesë të fitimit me Google duke u bërë pjesë e dyqanit të aplikacioneve.
Google në Mars prezantoi disa masa të cilat bllokojnë aplikacionet e shpërndara në mënyra të tjera veç Play Store. Për këtë Epic u detyrua të sillte aplikacionin në platformën e Google ndërsa ekspertët sugjerojnë se janë lojtarët ata që përfitojnë.
Fortnite është një prej video lojërave më popullore në botë duke tërhequr miliona lojtarët. Është falas për tu luajtur por lojtarët mund të blejnë rroba dhe të ndryshojnë pamjen e karakterit.
Apple dhe Google marrin 30% të transaksioneve të bëra brenda aplikacioneve të shpërndara përmes dyqaneve të tyre App Store dhe Play Store. Në rastin e Apple Epic nuk kishte zgjidhje tjetër vetëm se të bindej sepse nuk kishte mënyrë tjetër për instalimin e softuerit.
Por qëndroi përballë Google duke qenë se lejohet instalimin i aplikacioneve Android nga jashtë Google Play.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë