Monedhë

Kategoritë

1 javë më parë

Gemini 2.0 është modeli më i fundit dhe më i fuqishëm i Google gjer më sot

Google thotë se vëmendje të veçantë me këtë model merr kërkimi. Sipas kompanisë modeli i ri mund tu përgjigjet pyetjeve më komplekse dhe të zgjidhë probleme matermikore dhe kodimi me disa hapa.

Gemini 2.0 është modeli më i fundit dhe më i fuqishëm i Google gjer më sot

Beteja për supremacinë AI po ashpërsohet. Pothuajse një javë pasi OpenAI bëri modelin e saj o1 të disponueshëm për publikun, Google ditën e sotme ofroi një version paraprak të modelit të ri Gemini 2.0.

Përmes një postimi në blog, CEO Sundar Pichai tha se versioni 2.0 është më i fuqishmi gjer më sot me një algoritëm që ofron mbështetje edhe për imazhet e videot.

Google po bën diçka ndryshe me Gemini 2.0. në vend që të ofrojë për testim versionin më të avancuar Gemini 2.0 Pro, gjiganti i kërkimit vendosi ta fillojë me modelin më bazik Gemini 2.0 Flash.

Nga dita e sotme ky model është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Nëse dëshironi ta provoni mund të aktivizoni Gemini 2.0 nga menuja e Gemini në ueb aplikacion ndërsa në aplikacionet mobile do të vijë së shpejti.

Google thotë se vëmendje të veçantë me këtë model merr kërkimi. Sipas kompanisë modeli i ri mund tu përgjigjet pyetjeve më komplekse dhe të zgjidhë probleme matematikore dhe kodimi me disa hapa.

Siç mund të imagjinoni, Gemini 2.0 Flash ka performancë më të lartë sesa paraardhësi. Për shembull pati një rezultat 63 përqind në HiddenMath, një sistem testim për fuqinë e modeleve AI në zgjjdhjen e problemeve matematikore. Në kontrast Gemini 1.5 Flash shënon vetëm 47.2 përqind.

Madje del në krye edhe të Gemini 1.5 Pro në disa testime.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: