Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Gjenerata e re e Surface Pro do të ketë të paktën 8GB RAM

Modeli bazë i Surface Pro 8 sipas WinFuture vjen me procesor Core i3 të gjeneratës së 11, 8GB RAM dhe 128GBSSD.

Gjenerata e re e Surface Pro do të ketë të paktën 8GB RAM

Ndërsa i afrohemi dita ditës debutimit të Microsoft Surface Pro 8, aq më shumë shtohen rrjedhjet e informacioneve rreth pajisjes.

Më e fundit sugjeron se modelet Surface Pro 8 kanë të paktën 8GB RAM, edhe modelet bazë.

Aktualisht varianti më i lirë i Surface Pro 7 vjen me procesorin Core i3-1005G1 dhe vetëm 4GB RAM. Edhe pse deri diku janë të mjaftueshme për të kryer punë me ca dokumente dhe realizuar detyra bazike, 8GB po shndërrohet me shpejtësi në një standard për laptopët dhe desktopë.

Me 8GB RAM edhe përdoruesi më i avancuar nuk do të ndjejë mungesë performance. Modeli bazë i Surface Pro 8 sipas WinFuture vjen me procesor Core i3 të gjeneratës së 11, 8GB RAM dhe 128GBSSD.

Modeli më i shtrenjtë do të vijë me Core i7 të gjeneratës së 11-të, 32GB RAM dhe 1TB SSD. Kujtojmë se në fillim të Dhjetorit u publikuan edhe disa testime të performancës së pajisjes në GeekBench 5 me procesorin Tiger Lake të gjeneratës së 11-të, me katër bërthama dhe frekuencë bazë prej 3,0Ghz dhe turbo 4.8Ghz.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: