Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Gjermania mund të vendosë taksë ndaj gjigantëve të teknologjisë

Vende të tjera në mbarë botën eksploruar idenë e taksimit të të ardhurave gjeneruara online nga kompanitë e mëdha të internetit.

Gjermania mund të vendosë taksë ndaj gjigantëve të teknologjisë

Nën kancelarin e ri Friedrich Merz, Gjermania mund të vendosë një taksë të re 10 përqind mbi platformat e mëdha si Google dhe Facebook. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se fraksione politike në vend kanë bërë një marrëveshje për të vendosur taksa ndaj kompanive që ofrojnë shërbime dixhitale.

“Këto korporata gjenerojnë miliarda dollarë në Gjermani me marzhe fitimi të larta duke shfrytëzuar infrastrukturat vendase por nuk paguajnë asnjë taksë, nuk investojnë dhe i kthejnë mrapsht shumë pak shoqërisë,” kishte thënë Ministri Gjerman i Kulturës Wolfram Wimer gjatë një interviste.

Vende të tjera në mbarë botën eksploruar idenë e taksimit të të ardhurave gjeneruara online nga kompanitë e mëdha të internetit. Britania, Franca, Italia, Spanja, Turqia, India, Austria dhe Kandaja kanë ligje të tilla që Gjermania po i propozon sot.

Nëse taksa miratohet, Gjermania mund të shohë një reagim nga administrata e presidentit Trump.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Google Pixel 9a

46,990 L