Google Meet, që kishte 100 milionë përdorues ditorë, kërkonte një llogari biznesi nga Google për të realizuar video thirrje.
Ditën e Mërkure Google hodhi një hap i cili i vendos në kurs përplasjeje me aplikacionin shumë popullor të video konferencave Zoom.
Gjiganti i motorit të kërkimit tha se çdo përdorues mund të mbajë video konferenca falas tashmë në aplikacionin Google Meet i cili më përpara ofrohej vetëm për bizneset.
Zoom, Skype dhe Facebook Messenger prezantuan gjatë këtij muaji opsione të reja për të tërhequr përdorues të rinj të gjendur përballë një rritjeje eksplozive të përdorimit të tyre gjatë izolimit të koronavirusit.
Por Google Meet, që kishte 100 milionë përdorues ditorë, kërkonte një llogari biznesi nga Google për të realizuar video thirrje.
Ndërsa Google ka ofruar versionet të shumta aplikacionesh biznesi edhe në formatin pa pagesë si Gmail apo Google Docs, nuk ka pasur një ekuivalent të Google Meet i cili u lançua tre vite më parë.
Kompania gradualisht do të hapë përdorimin e aplikacionit Meet dhe përdoruesit mund të regjistrohen në Google Meet.
Për afro 12 vite Google ka ofruar video konferenca përmes aplikacionit Hangouts dhe kanë qenë falas por së fundi i ra popullariteti. Nga ana tjetër Google gjeneron të ardhura nga shërbimet falas duke vendosur reklama në to ose grumbulluar informacione rreth sjelljes së përdoruesve për të personalizuar reklamat.
Por me Meet nuk do të ndodhë kështu. Deri në 100 persona mund ti bashkohen dhe pas një ore thirrjet do të shkëputen ndryshe nga Messenger dhe Skype që kanë kufizim prej 40 minutash.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë