Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Google lançon Android Auto për Shqipërinë

Google gjithashtu po bashkëpunon me prodhues makinash për të implementuar Android Auto që nga fabrika.

Google lançon Android Auto për Shqipërinë

Android Auto, softueri i Google për makinat, do të zgjerohet në disa vende të botës, konkretisht 36 prej tyre ku përfshihet edhe Shqipëria dhe Maqedonia.

Efektivisht Google dyfishon numrin e vendeve ku konsumatorët mund të aksesojnë Android Auto. Është një sinjal se kompania beson tek e ardhmja e Android tek makinat.

Në versionin e fundit sistemit operativ, Android 11, kompania do të lejojë çdo përdorues smartfonësh të lidhet me Android përmes teknologjisë Wi-Fi 5Ghz.

Kështu makina duhet të ketë një teknologji Wi-Fi 5Ghz. Google gjithashtu po bashkëpunon me prodhues makinash për të implementuar Android Auto që nga fabrika.

Një marrëveshje me Volvo dhe Audi do të shohë modelet e fundit të këtyre makinave me këtë program.

Lista e vendeve

Evropa: Shqipëri, Maqedoni, Bosnje Hercegovinë, Serbi, Rumani, Greqi, Hungari, Estoni, Moldavi, Maltë, Lituani, Luksembug, Letoni, Armeni, Bjellorusi, Ukrainë, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Holandë, Norvegji, suedi, Portugali, Poloni, Belgjikë, Finlandë dhe Islandë.

Azia: Turqi, Tajlandë dhe Indonezi

Afrika: Angola dhe Bostvana

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: