Google është duke punuar edhe në widgets për Google Calendar dhe Chrome.
Kur iOS 14 debutoi në Shtator, Google ishte ndër zhvilluesit e parë të jashtëm që erdhi me një widget për ndërfaqen e re të iPhone dhe iPad. Tani kompania lançoi widget për Gmail, Drive dhe Fit.
Widgets e reja janë më të dobishme. Në rastin e Google Fit jo vetëm që tregon progresin e bërë ditor të hapave por edhe aktivitetin javor.
Ndërsa ajo e Gmail bën me të vërtetë punë. Përdoruesit mund të kërkojnë e-mail, të fillojnë një të ri dhe të shohin numrin e e-maileve të palexuara.
Google është duke punuar edhe në widgets për Google Calendar dhe Chrome. I pari tregon takimet që keni dhe i dyti të kërkoni një URL, të hapni një tab në modalitetin privat, të bëni kërkim zanor dhe të skanoni një kod QR.
Widgets e Gmail, Drive dhe Fit mund ti shtoni në ekranin e iPhone dhe iPad nga dita e sotme. Calendar do të vijë javët e ardhshme ndërsa Chrome vitin e ardhshëm.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë