Google e prezantoi këtë veçori si pjesë e disa përditësimeve që po vinë në Android dhe disa në Android Auto.
Pas një pritjeje të gjatë Google Maps do të marrë opsionin e shumë kërkuar në Android, Dark Mode. Kompania ditën e sotme lajmëroi se ky opsion që është në testim që prej Shtatorit 2020 është i disponueshëm për të gjithë.
Google e prezantoi këtë veçori si pjesë e disa përditësimeve që po vinë në Android dhe disa në Android Auto. Kjo e fundit do të ketë edhe lojëra si Trivia Crack, Jeopardy!, Song Quiz dhe Are You Feeling Lucky. Lojërat në Android Auto mund të aksesohen duke thënë “Hey Google, play a game.”
Android Auto gjithashtu do të pajisjet me “split-screen” që vendos hartat në një anë dhe kontrollet media në anën tjetër të ekranit.
Për ta aktivizuar dark mode në Google Maps shtypni ikonën e profilit në cepin e djathtë lart e më pas opsioni Themes. Aty mund të zgjidhni nëse do të jetë “Always in Dark Theme” ose “Always in Light Theme.”
Përdoruesit mund të vendosin përdorimin e temës së sistemit duke aktivizuar dark mode sipas orarit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë