Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Google ngadalëson hapjen YouTube në Firefox, thotë se shkaktarë janë bllokuesit e reklamave

Kur manipulohet për ta paraqitur Firefox sikur është shfletuesi Chrome, YouTube hapet normalisht. Në këtë rast nuk ka pritje as vonesa në hapje.

Google ngadalëson hapjen YouTube në Firefox, thotë se shkaktarë janë bllokuesit e reklamave

YouTube ka filluar të godasë bllokuesit e reklamave duke ngadalësuar hapjet e videove në shfletuesin Firefox.

Hapja e YouTube.com është diçka që shumë njerëz e bëjnë çdo ditë, por së fundi ky proces ka qenë çuditërisht i ngadaltë për disa, veçanërisht në Firefox.

Një përdorues në Reddit quajtur u/vk6_ postoi një video ku tregon se hapja e YouTube në Firefox ka një vonesë të konsiderueshme. Për pak sekonda faqja mbetet bosh me disa elementë në sfond që fillojnë të shfaqen por pa përmbajtje që e shoqëron.

Pas pak sekondash faqja hapet si zakonisht. Dikush mund të thotë se është problem me lidhjen e internetit, por videoja tregon qartësisht se është zgjedhja e Google.

Kur manipulohet për ta paraqitur Firefox sikur është shfletuesi Chrome, YouTube hapet normalisht. Në këtë rast nuk ka pritje as vonesa në hapje.

Duket si një provë e qartë se është vepër e Google. Një tjetër përdorues gjeti kod në YouTube.com që tregon një funksion “timeout” që detyron përdoruesit të presin 5 sekonda përpara se faqja të hapet.

Google tha se për ngadalësimin duhet të fajësohen bllokuesit e reklamave duke thënë se përdoruesit që i kanë instaluar mund të kenë një eksperiencë jo të mirë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: