Monedhë

Kategoritë

4 javë më parë

Google përditëson gjuhën e dizajnit në Android 16 dhe Wear OS 6

Google thotë se menuja Quick Settings mund të personalizohet për të pasur më shumë veprime.

Google përditëson gjuhën e dizajnit në Android 16 dhe Wear OS 6

Google ka vendosur të pëditësojë pamjen e Android dhe Wear OS për tu dhënë sistemeve operative mobile dhe të veshjeve inteligjente mës humë shprehi vizuale.

Kompania e quan dizajnin e ri Material 3 Expressive dhe planifikon ta sjellë me Android 16 dhe Wear OS 6 drejt fundit të vitit. Material 3 Expressive mbështetet në dizajnin Material You që Google e prezantoi me Android 12 duke shtuar më shumë animacione natyrale dhe një ndjesi thellësie të imazhit.

Nëse jeni të njohur me qasjen e Apple ndaj animacioneve në iOS, Google dëshiron të sjellë të njëjtën filozofi këtu duke i bërë elementet e softuerit më reaktive ndaj ndërhyrjes së përdoruesit.

Google thotë se menuja Quick Settings mund të personalizohet për të pasur më shumë veprime.

Kompania veçon në mënyrë specifike mënyrën sesi njoftimet e tjera lëkunden dhe dridhen kur tërheq një prej tyre nga grupi në panelin e njoftimeve, si dhe ndjesinë haptike që ndien kur mbyll aplikacionet në menunë e aplikacioneve të fundit.

Por animacionet e reja pritet të jenë të dukshme në gjithë Android 16. Kjo vjen bashkë me një përdorim edhe më lozonjar të tipografisë dhe tematikës me ngjyra në aplikacionet standarde të Google-it, si dhe një mjegullim të lehtë dhe të këndshëm në sfondin e menuve kontekstuale.

Për shkak të hapësirës më të vogël të ekranit, Material 3 Expressive nuk duket si një ndryshim i madh në Wear OS, por gjithsesi ka ndryshime vizuale që duhet të jenë të dukshme sapo ta përditësoni.

Këto përfshijnë animacione të reja kur lëvizni nëpër lista, tematikë dinamike me ngjyra që përputhet me fytyrën e orës dhe pjesën tjetër të ndërfaqes, si dhe përmirësime në njoftime që i bëjnë më të lehta për t’u përdorur.

Kjo vjen mbi përmirësimet e performancës që, sipas Google, pritet t’u japin orëve të mençura me Wear OS 6 deri në 10 përqind më shumë jetëgjatësi të baterisë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Google Pixel 9 Pro XL

79,990 L
 

Laptop më i lirë në treg

SUMMER TIME ONLINE

Lenovo V15 G2 IJL, 15.6", 16GB, 256GB SSD, Celeron®