Monedhë

Kategoritë

5 vjet më parë

Google përdor inteligjencën artificiale për të përmirësuar cilësinë e video thirrjeve

Përdorimi i kësaj teknologjie po aplikohet në një kohë kur jemi bërë shumë të varur nga video thirrjet për shkak të krizës së koronavirusit.

Google shpreson ti japë fund video thirrjeve në cilësi të ulët duke përdorur inteligjencën artificiale për të mbushur boshllëqet e lëna nga lidhja e internetit.

WaveNetEQ përdor një librari të folure për të krijuar segmente reale të bisedave. Inteligjenca artificiale është trajnuar për të prodhuar tinguj dhe mund të plotësojë boshllëqe deri në 120 milisekonda.

Përdorimi i kësaj teknologjie po aplikohet në një kohë kur jemi bërë shumë të varur nga video thirrjet për shkak të krizës së koronavirusit.

Kur realizoni një thirrje përmes internetit, të dhënat ndahen në pjesëza të vogla quajtur paketa. Një lidhje e dobëta do të thotë se këto paketa nuk arrijnë në destinacionin e tyre ose vinë në renditjen e gabuar.

E thënë thjeshtë kjo shkakton cilësie të dobët. Google thotë se 99% e thirrjeve të bëra me aplikacionin Duo përjetojnë probleme me zërin. Prej këtyre 20% humbasin mëse 3% të zërit ndërsa 10% humbasin vetëm 1/10.

WaveNetHQ krijon të folurën për të mbushur këto boshllëqe të lëna nga mungesa e zërit. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: