Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Google shtyn debutimin e Android 11

Versioni i parë beta i Android 11 pritet të debutojë më 3 Qershor së bashku me një aplikacion për feedback nga ana e përdoruesit. Të gjithë ata që i bashkohen kësaj faze do të marrin përditësime OTA në versionin beta.

Ditën e sotme Google tha se do të shtyjë debutimin e Android 11 me një muaj. Konkretisht faza eksperimentale do të zgjatet me një muaj.

Sipas axhendës së kompanisë, këtë muaj duhej të kishte mbërritur versioni i parë beta i Android 11, por tashmë është shtyrë për në datën 3 Qershor.

Sakaq sot kompania lançoi versionin e 4-t eksperimental për zhvilluesit të Android 11. “Kur nisëm punën në Android 11, nuk kishim menduar që do të kalonim kohëra të tilla dhe në çdo cep të botës,” shkruante ekipi i Android.

Versioni i parë beta i Android 11 pritet të debutojë më 3 Qershor së bashku me një aplikacion për feedback nga ana e përdoruesit. Të gjithë ata që i bashkohen kësaj faze do të marrin përditësime OTA në versionin beta.

Lista e pajisjeve do të suportojnë versionet eksperimentale të Android 11 ende nuk është bërë publike por e sigurte se pjesë e tyre kanë për të qenë telefonët Pixel të Google.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: