Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Google sjellë fuqitë e AI në tre aplikacionet shumë popullore

Gmail ka qenë një pioner kur bëhet fjalë për parashikimin e përgjigjeve dhe po vijon këtë trend me një funksionalitet të ri quajtur Help Me Write.

Google sjellë fuqitë e AI në tre aplikacionet shumë popullore

Ditën e Mërkure konferenca Google I/O kishte shumë për të thënë në lidhje me inteligjencën artificiale dhe përdorimin e saj në mënyrë të përgjegjshme për të përmirësuar njohuritë, mësuar, shtuar produktivitetin.

Në skenën e I/O ekzekutivi i Google tregoi sesi kompania e ka arritur këtë duke demonstruar tre aplikacione të përdorin AI:

Gmail (Help Me Write)

Gmail ka qenë një pioner kur bëhet fjalë për parashikimin e përgjigjeve dhe po vijon këtë trend me një funksionalitet të ri quajtur Help Me Write.

Ky funksion përdor historikun e mëhershëm të përdoruesve për të krijuar një email lidhur me një tematikë siç është të kërkoni për një rimbursim bilete apo një rezervimi udhëtimi.

E gjitha që duhet të bëni është ti kërkoni Help Me Write të shkruajë emailin. Funksionaliteti do të lançohet si pjesë e Workspace tha Pichai.

Google Maps

Vitin e kaluar Google lançoi Immersive View për të orientuar njerëzit më mirë. Google Maps kryen afro 20 miliardë drejtime në ditë. Tashmë aplikacioni do të ofrojë më shumë informacion për itinerarin e përdoruesve përfshirë trafikun dhe motin dhe do të lançohet drejt fundit të vitit.

Google Photos (Magic Editor)

Përdoruesit kanë shfrytëzuar më parë Magic Erase me AI për të eliminuar objektet nga një skenë. Tashmë Magic Editor mund të zhvendosë objektet në një skenë e madje të ndryshojë plotësisht sfondin.

Mund të përdoret edhe për gjenerimin e sfondeve AI. Google do të lançojë Magic Editor në fund të vitit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: