Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Hakerët po hakojnë superkompjuterët për të gërmuar kriptomonedha

Firma e sigurisë Cado Security arriti në përfundimin se hakimet janë bërë duke kompromentuar SSH (secure shell) nga universite të Kanadasë, Kinës dhe Polonisë.

Hakerët e kriptomonedhave nuk janë diçka e re, por incidente të fundit kanë tërhequr vëmendjen e industrisë. ZDNet raportoi se disa superkompjuterë Evropianë janë infektuar me maluerë të cilët gërmojnë kriptomonedhën Moreno.

Në mesin e superkompjuterëve të hakuar janë ai i Universitetit të Edinburgut ARCHER, pesë prej superkompjuterëve bwHP’s dhe së fund një në Universitetin Ludwig-Maximilians të Mynihut.

Firma e sigurisë Cado Security arriti në përfundimin se hakimet janë bërë duke kompromentuar SSH (secure shell) nga universitete të Kanadasë, Kinës dhe Polonisë.

Në rastin e hakimit të ARCHER, sulmi mësohet të ketë ardhur nga një IP Kineze. Ekspertët kanë ngritur dyshimet se mund të kemi të bëjmë me një sulm të koordinuar ndërsa motivimi nuk është i qartë.

Superkompjuterët janë në efektiv në gjenerimin e kriptomonedhave sesa kompjuterët e zakonshëm. Lajmi vjen në një kohë kur institucione të shumta janë duke përdorur superkompjuterët për kërkime në COVID-19. Çfarëdo që të kenë qenë arsyet e hakerëve, nuk është ajo çfarë operatorët e superkompjuterëve kanë pritur në një moment të tillë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L