Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Harroni Galaxy Note 20 dhe iPhone 12, ky është telefoni për tu blerë në 2020

OnePlus Nord vjen me 12GB RAM dhe procesor Snapdragon 765G, goxha fuqi për një smartfon nën 500 dollarë. Vlen të theksohet se kompania nuk ka treguar nëse ky është modeli bazë.

Një prej sekreteve më të këqija të Android është padyshim OnePlus Nord. Me çdo ditë që kalon, një detaj i ri rreth telefonit shfaqet.

Mbase të irrituar nga spekulimet e shumta, vetë OnePlus ka vendosur të tregojë çdo gjë në forumet e komunitetit. Bazuar në atë çfarë OnePlus zbuloi, janë padyshim specifika të çmendura për një telefon me çmim të ulët.

Gjëja e parë që kompania tha ishte ekrani 90Hz. Këtë frekuencë ka përdorur kompania në telefonin shumë më të shtrenjtë të vitit të kaluar OnePlus 7 Pro. Së bashku me frekuencën e lartë, kompania tha se pajisja ka frekuencë vrojtimi prej 180Hz, shumë e rëndësishme në video lojërat.

OnePlus Nord vjen me 12GB RAM dhe procesor Snapdragon 765G, goxha fuqi për një smartfon nën 500 dollarë. Vlen të theksohet se kompania nuk ka treguar nëse ky është modeli bazë.

Në pjesën e pasme gjendet një sensor 48-megapiksel Sony IMX586, me 8-megapiksel me kënd të gjerë dhe 5-megapiksel sensor thellësie. Në pjesën frontale janë dy kamera selfie 32-megapiksel.

Telefoni do të prezantohet zyrtarisht më 21 Korrik nën 500 dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L