Huawei është konsideruar si rrezik nga administrata Trump dhe i është bllokuar aksesi në çipe dhe shërbime e produkte të kompanive si Google.
Pas raportimeve të javës së kaluar se Huawei do të shiste biznesin e smartfonëve Honor, kompania konfirmoi ditën e sotme.
Marka Honor ka shitur 70 milionë njësi gjatë një viti dhe Huawei shpjegon se arsyeja për këtë shitje është një mënyrë për furnizuesit dhe kompanitë që kanë marrëveshje me Honor të mos vuajnë saksionet Amerikane ndaj Huawei.
Huawei është konsideruar si rrezik nga administrata Trump dhe i është bllokuar aksesi në çipe dhe shërbime e produkte të kompanive si Google.
Tani kompania nuk do të ketë aksione e as të jetë përfshirë në menaxhimine biznesit të Honor edhe nuk dihet nëse do të mjaftojë që Honor të mos bjerë pre e saksioneve.
Detajet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë publike por raportohet për 15 miliardë dollarë të paguara nga Shenzen Zhixin New Information Technology që Associated Press thotë se është në pronësi të qeverisë së qytetit jugor Shenzen.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë