Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Hulumtuesit eksperimentuan me manipulimin psikologjik të përdoruesve të Reddit përmes AI

Eksperimenti u raportua nga moderatorët e forumit r/changemyview dhe u përshkrua si manipulim psikologjik i përdoruesve.

Hulumtuesit eksperimentuan me manipulimin psikologjik të përdoruesve të Reddit përmes AI

Një grup hulumtuesish kryen një eksperiment disa mujor të paautorizuar në një prej komuniteteve më popullore të Reddit duke përdorur komente të gjeneruara nga AI për të testuar forcën bindëse të modeleve AI.

Eksperimenti u raportua nga moderatorët e forumit r/changemyview dhe u përshkrua si manipulim psikologjik i përdoruesve.

“Ekipi CMV Mod dëshiron të informojë komunitetin CMV rreth një eksperimenti të paautorizuar kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Zyrih mbi përdoruesit e CMV,” shkruan moderatorët përmes një postimi të gjatë.

“Eksperimenti u bë me komente të gjeneruara nga AI për të studiuar sesi AI mund të përdoret për të ndryshuar këndvështrimin e njerëzve.”

Hulumtuesit përdorën LLM për të krijuar komente në përgjigje të postimeve të bëra në r/changemyview, një subreddit ku përdoruesit shpeshherë postojnë opinione kontroverse dhe provokative duke ngjallur debat me tyre.

Komuniteti ka 3.8 milionë anëtarë dhe shpeshherë përfundon në faqe të parë të Reddit. Sipas moderatorëve të subreddit-it, AI mori identitete të ndryshme në komente gjatë eksperimentit duke u sjellur herë si person që ka rënë pre e sulmeve seksuale e herë si psikolog traume speciaizuar në abuzime.

Shumica e komenteve origjinale tashmë janë fshirë por disa ende mund të shihen në arkivën e krijuar nga 404 Media.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Apple iPhone 16 Pro Max

109,990 L149,990 L
 

OFERTË ONLINE - 24 ORË

HOT SALE ONLINE

JBL PartyLight Beam