Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Instagram ndalon reklamimin e fshehtë

Instagram do të përdorë një teknologji për të identifikuar kur përdoruesit nuk kanë treguar që një postim është reklamim.

Rrjeti social i fotografive Instagram në pronësi të Facebook ka vendosur ti japë fund reklamimit të fshehtë në platformë.

Influencerët me mijëra ndjekës mund të marrin shuma të mëdha parash nga kompanitë për të promovuar produktet e tyre.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi në Britani dhe njerëzit do ta kenë të vështirë të postojnë reklama në Instagram pa e etiketuar si të tillë. Influencerët duhet të konfirmojnë nëse kanë marrë ndonjë incentivë për të promovuar një produkt apo shërbim të caktuar.

Instagram do të përdorë një teknologji për të identifikuar kur përdoruesit nuk kanë treguar që një postim është reklamim.

Vitin e kaluar 16 persona të famshëm vendosën ndalojnë këtë praktikë. Lajmi erdhi pasi autoritetet Britanike kishin hetuar se një numër i madh influencerësh postonin përmbajtje për bizneset pa bërë të qartë nëse kanë marrë para ose jo.

Ndryshimi gjithashtu mund të përbëjë precedent edhe për aplikimin e tij në vende të tjera të botës.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: