Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Instagram Reels bëhen akoma edhe më tepër si TikTok

Me opsionet e reja krijuesit e Reels mund të identifikojnë me më lehtësi klipet dhe këngët të cilat po përdoren dhe ti ruajnë ato në Instagram.

Instagram sapo ka përmirësuar eksperiencën audio të videove me metrazh të shkurtër të ngjashme me TikTok që i quan Reels.

Eksperienca e re është një tjetër kopjim i drejtpërdrejte i TikTok dhe sjell një shfletues audio me lista këngësh të cilat po dëgjohen më së shumti në aplikacion, rekomandime të personalizuara, mundësinë për të ruajtur audion për përdorim të mëvonshëm dhe shpërndarje të faqeve audio direkt në mesazhe.

Një prej ankesave të përdoruesve rreth Reels është se funksionet audio ishin më të mangëta sesa në TikTok. Në këtë të fundit ishte shumë e thjeshtë të merrni audion nga një video e një personi tjetër dhe ta vendosin tek videoja e tyre.

Me opsionet e reja krijuesit e Reels mund të identifikojnë me më lehtësi klipet dhe këngët të cilat po përdoren dhe ti ruajnë ato në Instagram.

Duke ruajtur këngën e një videoja mund të shkoni tek faqja e audios ku gjenden të gjitha Reels që përdorin të njëjtën këngë. Duke qenë se këto faqe audio ofrojnë mundësinë e shpërndarjes, përdorues të tjerë mund ti gjejnë për krijimet e tyre.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: