Në shumë mënyra, tërheqja vertikale është më natyrale sesa ajo horizontale. Është pikërisht kjo mënyra sesi navigojmë sot në ueb si dhe përdorim aplikacionet e rrjeteve sociale.
Instagram është duke zhvilluar një opsion të ri në Instagram që do ti jepte pamje të ngjashme me TikTok: Instagram Stories vertikale.
Sot përdoruesit shfletojnë në Instagram Stories përmes prekjeve dhe tërheqjeve horizontale, një funksion tjetër që Instagram e mori nga rivalët siç është Snapchat.
Madje edhe Snapchat po vjedh opsione nga TikTok dhe së fundi lançoi Spotlight, klonin e TikTok.
Në shumë mënyra, tërheqja vertikale është më natyrale sesa ajo horizontale. Është pikërisht kjo mënyra sesi navigojmë sot në ueb si dhe përdorim aplikacionet e rrjeteve sociale.
Duke ndryshuar mënyrën sesi shohim Instagram Stories do ti hapte rrugë kalimit nga përmbajtjet statike si fotot dhe postimet e shpërndare në drejtim të një hapësire më dinamike.
Vetë Instagram e konfirmoi ardhjen e shpejtë të këtij opsioni por që ende po testohet së brendshmi.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë