Testimi në GeekBench u bë në kompjuter Windows 11 Pro që shfrytëzon maksimalisht teknologjinë Intel Thread Director dhe kompjuteri kishte 32GB RAM DDR5.
Pak ditë më parë qarkulluan në internet testime të performancës së procesori Core i7-12700 të Intel që duket se i përket një gjenerate të re.
Testimi ishte bërë në GeekBench 5 dhe me sukses procesori mund të matej me rivalin AMD Ryzen 7 5800X.
Radhën tani duket se e ka procesori tjetër Core i9-12900K i cili nga emërtimi pritet të jetë procesori flagship i kompanisë. Këta procesor ende nuk janë zbuluar por informacionet a para hedhin dritë mbi potencialin e tyre.
Core i9-12900K ka një dizajn hibrid me 8 bërthama të performancës së lartë dhe 8 bërthama efikase me 24 threads dhe frekuencë bazë prej 3.2Ghz. Testimi në GeekBench u bë në kompjuter Windows 11 Pro që shfrytëzon maksimalisht teknologjinë Intel Thread Director dhe kompjuteri kishte 32GB RAM DDR5.
Procesori shënoi 1893 pikë në testimin me një bërthama duke thyer hegjemoninë e Ryzen 9 5950X me 12% më shumë performancë. Në testimin me të gjitha bërthamat procesori shënoi 17370 pikë, 3% përpara Ryzen 9 5950X dhe 57% përpara gjeneratës së kaluar i9-11900K.
Nuk duhet harruar se Ryzen 9 5950X ka 16 bërthama dhe 32 threads.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë
Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE