Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Intel Core i9-11900K mund Ryzen 5 5950X në GeekBench

Të dy procesorët parashikohet të arrijnë frekuencë maksimale mbi 5.0Ghz.

Intel Core i9-11900K mund Ryzen 5 5950X në GeekBench

Procesorët e ardhshëm Rocket Lake-S nga Intel pritet të shfaqen në databazat e testimit të performancës njohur edhe si “benchmarking.” Kësaj here Core i9-11900K dhe Core i7-11700K janë shfaqur në databazën e GeekBench.

Të dy procesorët parashikohet të arrijnë frekuencë maksimale mbi 5.0Ghz. Por Core i9-11900K ndryshe nga Core i7-11700K nuk do të ketë teknologjinë Thermal Velocity Boost (TVB) që shtyn frekuencën akoma më lart.

Në GeekBench Core i9-11900K regjistroi një frekuencë maksimale prej 5.28Ghz. me një rezultat prej 1892 pikë me një bërthamë dhe 10,934 pikë me shumë bërthama, ky procesor lë pas çdo procesor tjetër desktop në testimin me një bërthama, afro 12.5% më shumë sesa Ryzen 9 5950X.

Megjithatë procesori humb në testimin me shumë bërthama përballë flagshipit të AMD duke qenë se ka vetëm 8 të tillë përkundër dyfishit të bërthamave prej 16 që ka Ryzen.

Sa i përket Core i7-11700K, procesori ishte në frekuencën 4.6Ghz por për produktin final pritet të jetë më e lartë. Edhe me këtë frekuencë procesori është poshtë Ryzen 5 5800X në testimet me një bërthamë duke shënuar 1551 pikë dhe vetë, 8849 pikë në testimin me shumë bërthama.

Është 7% më i ngadaltë se Ryzen 5 5800X me një bërthamë dhe 14% më i ngadaltë me shumë bërthama.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: