Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Intel lançon procesorët e gjeneratës së 14-të por a mund të përballen me AMD?

Akoma më interesant ky rifreskim ka të bëjë me Core i7-14700K i cili tashmë ka një numër më të lartë bërthamash efikasiteti.

Intel lançon procesorët e gjeneratës së 14-të por a mund të përballen me AMD?

Intel lanço procesorët e gjeneratës së 14-të këtë javë duke premtuar rritje frekuence në 6Ghz për modelin flagship Core i9-14900K.

Njohur si Raptor Lake Refresh, Intel ka vendosur të ruajë të njëjtat çmime si në gjeneratën e 13-të për procesorët e gjeneratës së 14-të Core i9, i7, dhe i5 këtë vit.

Frekuenca 6Ghz e procesorit e ri Core i9-14900K e bën atë procesorin më të shpejtë për masat ndërsa Intel i referohet Core i9-13900KS, procesorit të parë që kapërceu frekuencën 6Ghz, si edicion special dhe jo për masat.

Akoma më interesant ky rifreskim ka të bëjë me Core i7-14700K i cili tashmë ka një numër më të lartë bërthamash efikasiteti.

Këtë vit Intel do të shtojë numrin e bërthamave të efikasitetit (E-Cores) për Core i7 nga 8 në 12 të tilla por ruan të njëjtën sasi bërthamash bërthamat e performancës (P-Cores.)

Në total 20 bërthama të Core i7-14700K i afrohet 24 bërthamave që gjenden në Core i9-14900K. Frekuenca bazë e tyre P-Core është 3.5Ghz dhe E-Core 2.5Ghz për 14700K, e njëjtë me 13700K.

Bërthamat e efikasitetit mund të ndihmojnë akoma më tepër krijuesit e madje edhe performancën gaming për titujt që shfrytëzojnë disa threads.

Kundrejt AMD Ryzen 9 7950X, Intel publikoi disa shifra premtuese por mbetet për tu parë sesi procesorët e rinj krahasohen me çipin Ryzen 7 7800X3D të AMD që konsiderohet më i shpejti në botë.

Sa i përket flagshipit Core i9-14900K, frekuenca e tij është 200Mhz më e lartë për bërthamat P dhe E.

Intel gjithashtu përditësoi procesorin e segmentit të mesëm Core i5-14600K i cili vjen me 14 bërthama ku 6 janë P dhe 8 janë E. Procesori ka frekuencë bazë prej 3.5Ghz për bërthama P por ajo maksimale është rritur në 5.3Ghz.

Të gjithë këta procesorë do të funksionojnë me seritë Intel 600 dhe 700 të pllakave amë ndërsa Intel ende përdorur folenë LGA 1700. Ofrojnë mbështetje për Wi-Fi 7 dhe Bluetooth 5.4 si dhe për memorien RAM DDR5-5600 dhe DDR4-3200.

Core i9-14900K do të shitet për 589 dollarë ndërsa Core i7-14700K për 409 dollarë. Së fundi Core i5-14600K do të kushtojë 319 dollarë. Procesorët janë në shitje prej datës 17 Tetor.

Copyright: © PCWorld Albania