Logoja e re nuk është drastikisht ndryshe nga e kaluara, thjeshtë sjell një frymë të re moderne ndërsa ngjyra blu mbetet dominuese e brendit.
Hera e fundit që Intel ndryshoi logon ishte viti 2006. Tani kompania ka një pamje të re me një stil të modernizuar. Ikonat dhe stili i ri vjen së bashku me debutimin e procesorëve të gjeneratës së 11 Tiger Lake dhe Projetit Evo.
Ndryshimet vinë në një moment historik kur kompania ka hasur vështirësi me kalimet në arkitekturat e reja dhe Apple e braktisi në favor të procesorëve të saj ARM.
Ende mbetet një lider në performancë ndërsa vijon të punojë në problemet e arkitekturës 7-nanometër.
Logoja e re nuk është drastikisht ndryshe nga e kaluara, thjeshtë sjell një frymë të re moderne ndërsa ngjyra blu mbetet dominuese e brendit.
Përveç logos janë ridizajnuar edhe etiketat “Intel Inside” që i shikoni të shtypur mbi laptopët apo në desktopë. Elementët do të rifreskohen përgjatë vitet me debutimin e produkteve të reja me procesorët Intel.
Deri më sot Intel ka pasur tre logo. E para debutoi në 1969, Intel Inside në 1991 dhe e fundit kjo që kemi sot.
Vitet e fundit kanë provuar të vështira për kompaninë e cila përballet me konkurrencën e AMD dhe ARM. Brendi i ti vjen në momentin e së vërtetës për kompaninë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë