Çipi ka të njëjtin konfigurim të flagshipit dhe fuqinë e njëjtë prej 125-vat. Sipas Intel çipi i ri është ndërtuar bazuar në feedbackun e konsumatorëve.
Intel prezantoi një anëtar të ri të familjes Comet Lake ditën e sotme, me mbërritjen e modelit Core i9-10850K.
Është një version më i ngadaltë por më buxhetor i flagshipit me 19 bërthama Core i9-10900K. Ka një frekuencë 100Mhz më të ulët sesa 10900K dhe do të jetë më i lirë, afro 35 dollarë krahasuar me 10900K që kushton 488 dollarë.
Çipi ka të njëjtin konfigurim të flagshipit dhe fuqinë e njëjtë prej 125-vat. Sipas Intel çipi i ri është ndërtuar bazuar në feedbackun e konsumatorëve.
Kritikët thonë se Intel ka hasur vështirësi me arritjen e frekuencës së 10900K dhe për këtë ka vendosur të prodhojë çipe më të ngadalta dhe më të lira.
Kompania ka hasur telashe edhe në drejtime tjera. Së fundi zbuloi shtyrjen e çipeve 7-nanometër me gjashtë muaj të tjerë dhe prodhimi do të bëhet vetëm në 2022. Shtyrja ka ardhur si rezultat i një defekti në procesin e prodhimit.
Deri atëherë Intel do të prodhojë vetëm procesorë 10-nanometër ndërsa rivalët e AMD tashmë janë vendosur mirë në segmentin 7-nanometër dhe po përgatiten për gjeneratën e re.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë