Telefoni shënon ndryshimin më të madh të linjës së smartfonëve të Apple që prej iPhone X në 2017-ën dhe mund të provojë shumë shpejtë si goditja më e madhe e ekipit të dizajnit të Apple në dekadën e fundit.
iPhone 12 kombinon dizajnin e iPhone X dhe modelit legjendar iPhone 4 nëse flasim për dizajnin e ri por nuk është i vetmi ndryshim. Telefoni krahas dizajnit të rifreskuar ka teknologjinë celulare 5G, ekran më të mirë dhe kamera të përmirësuara.
iPhone 12 kushton 799 dollarë dhe qëndron mes modelit iPhone 12 mini prej 699 dollarësh dhe iPhone 12 Pro 999 dollarësh dhe iPhone 12 Pro Max 1,099 dollarë.
Telefoni shënon ndryshimin më të madh të linjës së smartfonëve të Apple që prej iPhone X në 2017-ën dhe mund të provojë shumë shpejtë si goditja më e madhe e ekipit të dizajnit të Apple në dekadën e fundit.
Ka të njëjtin dizajnin me ekran të plotë që ndryshoi gjërat për Apple në 2017-ën me iPhone X por pjesët anësore prej alumini të japin ndjesinë e iPhone 4 të 2010 ose iPhone 5 të 2012. Kombinimi është një ndryshim drastik krahasuar me modelin e kaluar iPhone 11.
Po të krahasojmë me iPhone 11, iPhone 12 ka korniza më të holla ekranit por ky i fundit ka të njëjtën madhësi prej 6.1-inç dhe si rezultat është 4.2mm më i shkurtë, 1.3mm më i hollë dhe 32 gram më i lehtë.
Pjesët e rrafshëta anësore dhe xhami i pasëm me një shtresë më pak të rrëshqitshme e bën iPhone 12 më të lehtë për tu mbajtur në duar dhe përdorur me një dorë.
Ekrani është përmirësuar ndjeshëm duke zëvendësuar atë LCD me teknologjinë e re OLED që në të kaluarën ishte rezervuar vetëm për modelin Pro. Kjo përkthehet në ekran me shkëlqim më të lartë me më shumë ngjyra, me ngjyrë të zezë më të qartë dhe densitet pikselësh më të lartë.
Mbase është një prej ekraneve më cilësore që mund të gjeni në një smartfon dhe ka një mbulesë të re që Apple e quan Ceramic Shield. Sipas kompanisë teknologjia e bën rezistent katër herë më shumë ndaj përplasjeve.
iPhone i ri ka të njëjtën portë Lightining dhe jo portë universale USB-C por vjen me teknologjinë e re të karikimit wireless MagSafe të Apple. Sistemi MagSafe është një unazë magnetësh fshehur në pjesën e pasme të telefonit tek e cila aksesorët kapen siç është karikuesit 39 dollarë MagSafe Wireless edhe pse ju mund të përdorni karikuesit standardë Qi.
Performancë e shkëlqyer, jetëgjatësi e lartë baterie
iPhone 12 ka të njëjtin procesor A14 Bionic i cili pati një efekt të shkëlqyer në iPad Air dhe iPhone 12 Pro. Është një procesor ekstremisht i fuqishëm i cili nuk njeh konkurrencë dhe mund të përballojë çdo gjë që kërkon iPhone përfshirë video lojërat intensive. Këtë ka për ta bërë për vite në vazhdim.
Çdo gjë punon shpejtë megjithatë nuk vihet re ndonjë ndryshim i madh me iPhone 11 e vitit të kaluar apo iPhone SE edhe pse është një hap i madh përpara.
iPhone 12 është linja e parë e smartfonëve të Apple që kanë rrjetin celular 5G. Performanca është e ngjashme me atë të smartfonëve Android të cilët kanë të njëjtin modem 5G prodhuar nga Qualcomm. Megjithatë valët ishin më të dobëta në ambiente të brendshme krahasuar me OnePlus 9T apo Galaxy Z Fold 2. Vetëm modelet e shitura në SHBA kanë variantin mmWave të teknologjisë 5G ndërsa pjesë tjetër e botës do të ketë bandën nën-6Ghz të 5G.
Jetëgjatësia e baterisë është e mirë. Telefoni mbijeton për 40 orë me një karikim të vetëm me ekranin të përdorur për 6 orë gjatë kësaj periudhe. Telefoni jeton nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 21:00 të ditës tjetër ndërsa përdorin aplikacione komunikimi dhe bisedash si Safari, Gmail, OneNote, Google Maps, Spotify dhe Bluetooth.
Duhen 25 minuta për të karikuar 50% të baterisë dhe mëse 90 minuta për një karikim të plotë me karikuesit 20-vat USB-C të Apple. Karikimi me teknologjinë MagSafe kërkon tre orë.
iOS 14
iPhone 12 vjen me iOS 14 i cili funksionon e të gjitha modelet iPhone nga iPhone 6S e 2015 e deri në modelet e fundit.
Lëshuar në Shtator, iOS 14 solli një ndryshim të pamjes. Shtesa e re janë widgets në ekran dhe App Library të cilat nga kritikët u panë si dorëzim i Apple përballë Android. Me App Library mund të fshini një aplikacion direkt nga ekrani apo ti ndryshoni pozicion. Funksion ngjashëm me Android.
Mjete të reja privatësie janë shtuar për shpërndarjen e vendndohjes, kamerat dhe kopjimin e përmbajtjes. Aplikacioni Apple Translate ka mbërritur së bashku me njoftimet e stilit të WhatsApp në iMessage.
Kamera
iPhone 12 ka dy kamera të pasme 12-megapiksel dhe një kamër frontale 12-megapiksel. Konfigurimi është i ngjahsëm me iPhone 11 por me përmirësime në kamrën kryesore në sensor por edhe softuer.
Kamera kryesore ka një lente të shpejtë f/1.6 e cila lejon 27% më shumë dritë në sensor duke përmirësuar performancën në ambiente me dritë të pakët.
Përmirësime janë parë edhe në softuer. Apple Night Mode mund të përdoret me të gjitha kamerat duke përmirësuar fotot e shkrepura me sensorin me kënd super të gjerë dhe fotot selfie. Mungesa e një kamera zmadhimi “Telephoto” është një zhgënjim.
Një prej hapësirave ku dominon Apple është video dhe me iPhone 12 cilësia është përmirësuar akoma më tepër në nivele të ulëta të dritës. Me Dolby Vision HDR në 4K mund të krijon video që ngjajnë me filmat.
Verdikti
iPhone 12 shënon një kthesë të madhe për Apple në dizajnin e iPhone që kishte mbetur i pandryshuar për tre vitet e fundit.
Është më i hollë, më i lehtë dhe ekrani 6.1-inç OLED është një përmirësim i madh. Jetëgjatësia e baterisë shkëlqen, performanca është e fortë dhe përfshin teknologjinë 5G duke e bërë një telefon të së ardhmes.
Telefoni kushton 70 dollarë më shumë se paraardhësi dhe ende ka modelin bazë në 64GB krahasuar me 128GB që është bërë standard tek konkurrentët.
Është i shtrenjtë por të paktën është një telefon i ri në shumë aspekte.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë