Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

iPhone SE: Çfarë mund të kërkojmë më shumë nga një iPhone low-cost

iPhone 8 e 2017 është rivitalizuar në 2020 me një reduktim të kostos dhe procesor të teknologjisë së fundit. Kombinimi është potent.

Telefoni më i fundit i Apple ishte një produkt surprizë nga kompania me kosto të ulët që risjell dizajnin klasik dhe sfidon çdo smartfon tjetër të rangut të mesëm.

Dizajni është thuajse i pandryshuar fare nga iPhone 6, një gjuhë dizajni që daton nga 2016 me butonin Home tradicional dhe performancën e një iPhone të fundit.

Pozicionohet si një forcë e madhe në segmentin e mesëm të dominuar nga smartfonët Android, por me performancën dhe shërbimin më të mirë që mund ta merrni nga një telefon dhe që vetëm Apple e ofron.

Dizajni i iPhone që njohim sot mori rrugë tjetër në 2018-ën. Në 2020 ekrani i iPhone SE është i vogël nga standardet e sotme prej 4.7-inç, por trupi dhe ndërtimi i tij janë me kohën.

Në fund ky smartfon jep më tepër sesa ekrani lë të kuptohet. Përmasat dhe materialet janë të njëjta me iPhone 8. Xham para dhe pas, alumini në anët e tij, skaner të shenjave të gishtërinjve Touch ID, konektor Lightning por pa portë kufjesh 3.5mm dhe Face ID.

Peshon 148 gram, duke e bërë shumë më të lehtë sesa rivalët.

  • Ekrani: 4.7-inç Retina HD (LCD) me 326 piksel për inç
  • Procesori: Apple A13 Bionic
  • RAM: 3GB
  • Memorie: 64, 128 ose 256GB
  • Sistemi Operativ: iOS 13
  • Kamera: 12-megapiksel e pasme me stabilizim optik, 7-megapiksel frontale
  • Konektiviteti: esim, LTE, Wi-Fi 6, NFC, Bluetooth 5, Lightning dhe GPS
  • Rezistencë ndaj ujit: IP67 (1metër për 30 minuta)
  • Përmasat: 138.4 x 67.3 x 7.3mm
  • Pesha: 148 gram

iPhone SE ka procesorin e iPhone 11, Apple A13 Bionic dhe performon njëlloj. Kjo do të thotë se edhe në vitet që do të vinë, iPhone SE mbetet konkurrues në këtë aspekt.

Karikimi i iPhone SE me adapterin 5W është proces i dhimbshëm. Arrin 55% pas 60 minutash dhe duhen 2 orë e 45 minuta për të mbërritur në 100%.

Smartfoni ka edhe teknologjinë e karikimit wireless por nuk është zgjidhja më e mirë për të karikuar telefonin shpejtë. Me iOS 13, telefoni mëson nga sjelljet e përdoruesit sesi karikon smartfonin dhe dërgon baterinë deri në 80% dhe pret derisa të bëheni gati për të marrë smartfonin dhe më pas karikon pjesën tjetër.

iPhone SE vjen nga kutia me iOS 13.4.1, të njëjtin version të iOS i instaluar në modelet e shtrenjta iPhone 11.

iPhone SE ka një kamër të pasme 12-megapiksel e cila është identike me kamerën e iPhone 8 por me fuqinë softuerike të iPhone 11. Kombinimi është me të vërtetë i mirë.

Në dritë të bollshme është e vështirë të tregosh diferencën e një fotoje bërë me iPhone SE dhe iPhone 11 Pro, një smartfon që kushton dyfishin e tij. Imazhet janë të balancuara mirë me detaje të shumta dhe ngjyra të sakta. Në dritë të mesme imazhet e iPhone SE fillojnë e humbasin cilësi. iPhone SE nuk ka Apple Night Mode por ka Portrait Mode. Videot mund të regjistrohen me 60fps në 4K.

Vlen të theksohen

  • Ndjesia haptike është fantastike në iPhone SE
  • Nuk ka adapter për kufjet në kuti por ka kufjet Lightning EarPods
  • Altoparlantët stereo janë shumë cilësor
  • Nuk hapni dot panelin e njoftimeve duke mbajtur të shtypur në lockscreen siç bëni me çdo iPhone tjetër.
  • iPhone SE është tejet i vogël për disa mbajtëse të karikimit wireless

Qershia mbi tortë është padyshim procesori A13 dhe softueri lider i industrisë që është iOS me të paktën 5 vite mbështetje. Me pak fjalë mund të blini një iPhone SE dhe ta përdorni për 5 vitet e ardhshme me një nivel cilësie dhe performanca të pakontestuar.

Nuk është perfekt sepse i mungojnë ca tipare si Face ID, jetëgjatësia e lartë e baterisë dhe porta e kufjeve 3.5mm. iPhone SE është telefoni për tu blerë për ata njerëz që thjeshtë duan një smartfon funksional jo shumë i madh dhe që jeton gjatë.

Bejeni tuajin Iphone SE 2020 ketu.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: