Sistemi operativ Windows ju mundëson përdoruesve të gjenerojnë raporte baterie në mënyrë që përdoruesi të mos kenë nevojë të vrasë mendjen sesa mirë bateri po performon.
Bateria e laptopit tuaj do të degradojë me kalimin e kohës dhe për fat jo të mirë nuk mund të bën asgjë për të ndaluar këtë proces. Megjithatë të njohësh statusin e baterisë ju ndihmon të kujdeseni më mirë për të.
Sistemi operativ Windows ju mundëson përdoruesve të gjenerojnë raporte baterie në mënyrë që përdoruesi të mos kenë nevojë të vrasë mendjen sesa mirë bateri po performon.
Çfarë është një raport baterie?
Një raport bateri është një dokument HTML që ofron një paraqitje të detajuar të performancës së baterisë në pajisjen tuaj Windows. Kur hapni raportin mund të shikoni specifikat e baterisë, përdorimin dhe kapacitetin e karikimit.
Disa prej informacioneve që merrni nga raporti i baterisë janë:
Si të krijoni një raport baterie?
Për të gjeneruar një raport baterie shyptni butonët Win+R dhe hapni kutinë dialoguese Run. Shkruani cmd në fushën e tekstit dhe shtypni Enter për të hapur Command Prompt.
Në Command Prompt shkruani komandën si mëposhtë:
powercfg /battery report
Pasi të shtypni Enter Windows do të gjenerojë një raport për baterinë tuaj. Në shikoni poshtë komandës që keni vendosur do të vëreni vendin ku është ruajtur raporti.
Për të hapur raportni navigoni tek direktoria ku është ruajtur dhe hapeni duke klikuar dy herë. Duke qenë se raporti ruhet në një skedar HTML, do të hapet në shfletuesin tuaj kryesor ku mund të lexoni përmbajtjen. Në fillim gjithë ai informacion që shfaqet mund tu duket intimidues por nuk është i vështirë për tu kuptuar.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë